Moska paralajmëron BE-në në lidhje me sanksionimin e mediave ruse
Zëdhënësja e Ministrisë së jashtme të Rusisë, ka dënuar projektrezolutën e BE për sanksionimin e mediave ruse.
Sipas agjencisë së lajmeve IRIB nga Moska, Maria Zakharova, zëdhënëse e Ministrisë së jashtme të Rusisë, në një konferencë për shtyp ka thënë: Miratimi i një rezolute të këtillë nga Parlamenti Evropian nuk do të mbetet pa reagimin e Rusisë. Po ashtu në dokumentin tjetër të miratuar nga BE kundër Rusisë nënvizohet se Kremlini po financon parti dhe organizata të tjera brenda BE-së dhe dënohet mbështetja ruse ndaj forcave anti-europiane. Por ndërkohë përgjigja e presidentit Vladimir Putin nuk ka munguar, i cili nuk është kursyer në kritikat ndaj politikave të Perëndimit. “Aprovimi nga Parlamenti Europian i një rezolute për t’i bërë kontrast propagandës së vendeve të treta, përfshirë këtu atë ruse, tregon se jemi dëshmitarë të një degradimi politik të demokracisë në vendet perëndimore”, ka thënë Putin.