Arrestohen pesë të dyshuar për sulm terrorist në Francë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36316-arrestohen_pesë_të_dyshuar_për_sulm_terrorist_në_francë
Prokuroria e Parisit ka njoftuar për arrestimin e pesë të dyshuarve nën akuzën për tentim kryerje të sulmeve terroriste në qytete të ndryshme të Francës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2016 13:33 Europe/Tirane
  • Arrestohen pesë të dyshuar për sulm terrorist në Francë

Prokuroria e Parisit ka njoftuar për arrestimin e pesë të dyshuarve nën akuzën për tentim kryerje të sulmeve terroriste në qytete të ndryshme të Francës.

Sipas uebsajtit të gazetës belge Le Soir, Francois Mollis, prokuror në prokurorinë e përgjithshëm të Parisit, ka thënë se është arrestuar një grup prej katër vetash të cilët planifikonin të kryenin një sulm terrorist në fillim të muajit dhjetor në qytetin Strasburg (verilindje të Francës). Sipas Francosi Molins, po ashtu është arrestuar edhe një i dyshuar tjetër i cili synonte të kryente sulm terrorit në qytetin Marsej (jug të Francës). Ndërkaq, policia anti-terror në Francë është në kërkim të një  personi të armatosur i cili gjatë natës sulmoi me armë një shtëpi murgjish në pension në Montpellier, ndërsa mendohet se edhe një murgeshë ka mbetur e vrarë. Fillimisht u raportua se personi i armatosur mbajti peng rreth 70 persona që ndodheshin në atë shtëpi murgjish, por pas ndërhyrjes së policisë personat u lanë të lirë, ndërkohë që edhe autori është në arrati.