Reagimi i Turqisë ndaj përgjigjes negative të BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36319-reagimi_i_turqisë_ndaj_përgjigjes_negative_të_be
Amir Husein Asdale Monfarad, kryeministër i Turqisë, duke paralajmëruar bashkësinë evropiane në lidhje me atë se, pa ndihmën e Ankarasë është e mundur që Evropa të përballet me një valë të re refugjatësh,  ka reaguar ndaj rezolutës së PE e cila ndalon negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2016 13:33 Europe/Tirane
  • Reagimi i Turqisë ndaj përgjigjes negative të BE

Amir Husein Asdale Monfarad, kryeministër i Turqisë, duke paralajmëruar bashkësinë evropiane në lidhje me atë se, pa ndihmën e Ankarasë është e mundur që Evropa të përballet me një valë të re refugjatësh,  ka reaguar ndaj rezolutës së PE e cila ndalon negociatat për anëtarësimin e Turqisë në BE.

Parlamenti Evropian miratoi një rezolutë për të bllokuar përkohësisht negociatat e mëtejshme mbi pranimin e Turqisë në Bashkimin Evropian. BE-ja ka lëshuar një komunikatë ku thuhet se vendimin përfundimtar për të bllokuar anëtarësimin e Turqisë do ta ketë Këshilli i Bashkimit Evropian. Mundësia e ndryshimit të këtij vendimi ekziston, edhe pse është vështirë e besueshme, duke marrë parasysh se dy organet e Bashkimit Evropian (Parlamenti Evropian dhe Këshilli i Evropës), kanë pikëpamje shumë të ngjashme mbi çështjen e Turqisë. Shumica e eurodeputetëve votuan pro bllokadës, që ka ardhur si rezultat i deklaratave të djeshme të presidentit turk Recep Tayyip Erdogan, i cili tha se “votimi në Parlamentin e Evropës nuk ka kurrfarë domethënie për Turqinë”. Për ngrirjen e negociatave, votuan 479 deputetë, ku 37 ishin kundër derisa 107 kanë abstenuar. “Vendimi i mundshëm nga Parlamenti Evropian për të ngrirë negociata për pranimin e Turqisë në BE, nuk ka kurrfarë rëndësie për Ankaranë. Para kohe deklarojë: le të votojnë si të duan, ai votim nuk ka kurrfarë rëndësie për ne. Lufta për pavarësi dhe e ardhmja e vendit tonë nuk do të ndërpritet për këtë”, ka deklaruar mbrëmë Erdogan në mbledhjen e Komitetit të përhershëm të organizatës Islamike për bashkëpunim ekonomik dhe tregtar që është mbajtur në Stamboll. Ndërkaq, një ditë pasi Parlamenti Europian votoi për ngrirjen e bisedimeve të anëtarësimit, Turqia kërcënon të lëshojë mbi Europë një dallgë emigrantësh. “Nëse na refuzoni do t’u hapim rrugën drejt Kontinetit të Vjetër qindra-mijëra refugjatëve të bllokuar këtu”, ishte deklarata e Presidentit turk Recep Taip Erdogan. Kreu i shtetit turk kaloi më tej në akuza ndaj Bashkimit Europian për të cilin tha se i ka shkelur premtimet e bëra. Në bazë të marrëveshjes së vulosur në muajin mars, Ankaraja duhet të përfitonte ndihmë financiare dhe përshpejtimin e bisedimeve të aderimit.  “Dëgjomëni mirë: portat e kufirit që mbajnë të gjithë këta njerëz do të hapin kanatat nëse shkoni më tej. Ta dini se këto kërcënime boshe nuk me prekin as mua e as popullin tim”, deklaroi Erdogan. Numri i emigrantëve që mbërrijnë në ishujt grekë ka rënë ndjeshëm pas firmosjes së paktit BE-Turqi në muajin mars mbi frenimin e fluksit të njerëzve që i drejtoheshin Europës me shpresën e një jete më të mirë, larg konflikteve dhe varfërisë së skajshme. Ulrike Demmer, zëdhënëse e kancelares gjermane Angela Merkel, i kujtoi Ankarasë se marrëveshja është në interes të të gjitha palëve dhe se kërcënimet nuk ndihmojnë asnjerën prej tyre. Pak gjasë ka në të vërtetë që qeveritë e vendeve të Bllokut ta mbajnë në vëmendje votën e Parlamentit Europian. Austria është kthyer në zerin më të fuqishëm pro pezullimit të negociatave, por Gjermania, Franca dhe disa shtete të tjera të BE-së, për momentin e mbështesin vazhdimësinë e këtij angazhimi, ndërprerja e të cilit do të rrezikonte bashkëpunimin e Erdoganit mbi emigracionin. Më shumë se 1.3 milionë persona kanë mbërritur në Europë që prej vitit të kaluar, duke nxitur polemika mes vendeve anëtare të BE mbi mënyrën e përballimit të kësaj krize. Marrëveshja me Turqinë, edhe pse e kritikuar, ia ka dalë të reduktojë fluksin e madh që rrjedh përmes vendit. Turqia është shtëpi e popullsisë më të madhe të refugjatëve, pasi strehon 2.7 milionë sirianë dhe 300.000 irakianë. Gjithsesi, ka pak gjasa që qeveritë europiane të marrin parasysh votën e Parlamentit Europian. Gjermania, Franca dhe shumica e vendeve anëtare vijojnë të inkurajojnë angazhimin mes palëve dhe i tremben vënies në rrezik të bashkëpunimit me Erdogan lidhur me këtë çështje.