Primaret franceze, Fillon në avantazh
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36340-primaret_franceze_fillon_në_avantazh
Ish-kryeministri François Fillon ishte edhe triumfuesi i debatit final mes tij dhe rivalit Alain Juppe, para votës së të dielës, ku do të përcaktohet edhe kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 25, 2016 15:48 Europe/Tirane
  • Primaret franceze, Fillon në avantazh

Ish-kryeministri François Fillon ishte edhe triumfuesi i debatit final mes tij dhe rivalit Alain Juppe, para votës së të dielës, ku do të përcaktohet edhe kandidati zyrtar i republikanëve për zgjedhjet e ardhshme presidenciale.

Analistët parashikojnë se fituesi i votimeve primare do të ketë një shans të mirë për t’u zgjedhur President në maj, nisur nga përçarjet në krahun e majtë dhe nga refuzimi i votuesve për të sjellë në pushtet një kandidat të të djathtës ekstremiste. Përgjatë këtij debati, François Fillon ka sulmuar drejtpërdrejtë kundërshtarin e tij, duke kritikuar faktin se ndryshimet që ai premton, nuk do të përmirësojnë gjendjen në vend. Një konservator socialist, i cili vlerëson politikat ekonomike të tregut të lirë, Fillon premtoi se në pak kohë, platforma e tij do ta rikthejë Francën në pozitat e saj të mëparshme. Ndërkohë, Alain Juppe, gjithashtu një ish-kryeministër, theksoi rëndësinë e një presidenti të fuqishëm në Francë, i cili do të ndërmarrë reforma të shpejta, të besueshme dhe jo brutale për popullin francez, që do të sjellin shpresë në vend të dënimit. Të dy kandidatët propozojnë një ekonomi strategjike që do të reduktojë shpenzimet publike dhe do të rrisë moshën e pensionit. Diferencat mes tyre janë në çështje madhore ekonomike dhe sociale, si dhe në politikën e jashtme, ku Fillon inkurajon një dialog me Rusinë, gjë që është vlerësuar edhe nga Presidenti Putin.