OKB kërkon mbështetjen e të drejtave të grave
Një grup i ekspertëve të OKB ka kërkuar nga vendet e botës që të mbështesin të drejtat e grave.
Agjencia e lajmeve Alda Façio, drejtuese e grupit për veprim dhe e dërguara speciale e sekretarit të përgjithshëm të OKB për diskriminimin kundër grave, Dubravka Simonovia, përfaqësuese speciale e OKB në lidhje me dhunën kundër grave dhe Maikëll Forest, i dërguari i Ban Ki Moon në lidhje me gjendjen e mbrojtësve të të drejtave të njeriut në OKB, me anë të një deklarate në prag të ditës botërore të mbrojtësve të të drejtave grave kanë paralajmëruar për përhapjen dhe zgjerimin e populizmit dhe fundamentalizmit dhe kanë thënë se zgjerimi i këtyre prirjeve konsiderohet kërcënim për të drejtat njerëzore të grave. Ky grup i ekspertëve të OKB njëkohësisht me këtë, ka shprehur keqardhje për reduktimin e përpjekjeve për mbështetjen e të drejtave të grave. Në këtë deklaratë thuhet: "Në kohën kur për çdo ditë një grup më i madh i grave bashkohet me mbrojtësit e të drejtave të njeriut në mënyrë që të bëjnë përpjekje për realizimin dhe vendosjen e drejtësisë dhe paqes, mirëpo diskriminimi dhe pabarazia ndaj vet këtyre aktivisteve vazhdon akoma".