Austria dhe Gjermania reagojnë ndaj deklaratave të Erdogan
Ministri i punëve të jashtme të Austrisë ka hedhur poshtë kërcënimet e Rexhep Taip Erdogan, presidentit të Turqisë për ndjekjen e politikës së kufijve të hapur ndaj emigrantëve.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Sebastian Kurz, ministri i jashtëm i Austrisë, të premten deklaroi: "Nuk mund ta kërcënon Evropën askush dhe BE në mënyrë të pavarur mbron kufijtë e tij. Personat që bëjnë pazare vetëm duke u mbështetur në çështjen e emigrantëve, shumë shpejtë do të mbeten të vetëm. Ky do të jetë një gabim që liderët e BE të anashkalojnë qëndrimin e qartë të Parlamentit ndaj pezullimit të negociatave për anëtarësimin e Turqisë në BE, pavarësisht një kërcënimi të tillë. Turqia nuk ka asnjë vend në BE",- shtoi ndër të tjera Sebastian Kurz. Ndërkohë Qeveria e Gjermanisë në reagim ndaj kërcënimit të presidentit turk për hapjen e kufijve për emigrantët për të shkuar në Evropë, ka paralajmëruar Ankaranë në lidhje me këtë çështje. Ulrik Demmer, zv/zëdhënësja e Qeverisë së Gjermanisë, të premten ka theksuar se kërcënimet e të dy palëve nuk ndihmojnë zgjidhjen e çështjes.