Bisedime intensive mes Putin dhe Erdogan
Nëntor 26, 2016 17:15 Europe/Tirane
Presidenti rus, Vladimir Putin, dhe ai turk, Recep Tayyip Erdogan, për të dytën ditë kanë biseduar për gjendjen në Siri.
Siç njoftoi Kremlini, Putin i ka telefonuar homologut të tij turk edhe sot, pas bisedës telefonike që kanë pasur një ditë më parë. Në bisedën telefonike, të dy presidentët diskutuan për zgjidhjen e krizës siriane dhe ranë dakord të vazhdojnë dialogun aktiv në nivel të ministrive të jashtëm, të mbrojtjes dhe të shërbimeve të sigurisë, për të bashkërenduar përpjekjet në luftën në Siri dhe kundër terrorizmit ndërkombëtar.
Tags