Protesta në Romë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36514-protesta_në_romë
Me mijëra italianë janë ngritur në protesta kundër politikave të Matteo Renzi dhe kundër referendumit për ndryshimin e kushtetutës.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2016 03:46 Europe/Tirane
  • Protesta në Romë

Me mijëra italianë janë ngritur në protesta kundër politikave të Matteo Renzi dhe kundër referendumit për ndryshimin e kushtetutës.

Mijëra qytetarë italianë marshuan në qendër të Romës, pasi kundërshtojnë politikat e qeverisë së Matteo Renzi sa i takon privatizimeve dhe varfërisë. Në manifestimin e djeshëm u mblodhën punëtorë, mësues, përkrahës të së drejtës banesë për të gjithë, sindikata që janë kundër privatizimeve, degradimit të pasurisë publike dhe shkurtimeve në shërbimet sociale apo largimeve nga banesat sociale. Slogani kryesor i protestuesve ishte Roma nuk shitet. Forca të konsiderueshme policie mbajtën nën kontroll lëvizjet e tyre në kryeqytet. Protesta u organizua nga tre sindikatat kryesore italiane të punës. Për pasojë e reformave në kushtetutë, të miratuara nga qeveria e Matteo Renzi si një dekret emergjent, ka një mungesë fondesh për ata njerëz që, para reformës, janë lejuar të dalin në pension më herët se sa i lejon ligji i ri.