Kryetari i Komisionit Evropian thekson respektimin e marrëveshjes së refugjatëve
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36523-kryetari_i_komisionit_evropian_thekson_respektimin_e_marrëveshjes_së_refugjatëve
Kryetari i Komisionit Evropian ka deklaruar se marrëveshja e refugjatëve e cila u nënshkrua kohë më parë nga BE dhe Turqia, duhet të zbatohet.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Nëntor 27, 2016 04:04 Europe/Tirane
  • Kryetari i Komisionit Evropian thekson respektimin e marrëveshjes së refugjatëve

Kryetari i Komisionit Evropian ka deklaruar se marrëveshja e refugjatëve e cila u nënshkrua kohë më parë nga BE dhe Turqia, duhet të zbatohet.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Zhan Klaud Junker ka thënë se marrëveshja mes Turqisë dhe BE-së që mundësoi frenimin e fluksit të emigrantëve të paligjshme drejt Evropës, duhet të respektohet në të gjitha aspektet. Vlen të theksohet se presidenti turk, Rexhep Taip Erdogan kërcënoi një ditë më parë se do të hapë kufijtë e Turqisë për të lejuar kalimin e emigrantëve drejt Evropës, një ditë pas votimit në Parlamentin Evropian ku u kërkua pezullimi i negociatave të anëtarësimit të Turqisë në BE. Jam në dijeni të këtyre deklaratave ashtu siç jam i informuar prej më shumë se një viti gjatë një takimi të tensionuar, dhe të ashpër që pata me Erdoganin në Antalia. Ne arritëm një marrëveshje që duhet të respektohet dhe kështu do të jetë”, u shpreh kreu i ekzekutivit evropian. Duke vlerësuar fillimisht periudhën kur Rexhep Taip Erdogan ishte kryeministër (2003-2014) gjatë së cilës Turqia shënoi progrese të dukshme në planin e cilësive demokratike, Junker shtoi se prej dy vitesh, ky shtet po i distancohet vlerave dhe parimeve evropiane. “Ajo që vë re është se Erdogan dhe qeveria e tij po “fajësojnë” Evropën për disfatën e negociatave të anëtarësimit",- shtoi ndër të tjera kryetari i Komisionit Evropian.