BE kritikon Izraelin për vazhdimin e kolonive sionist
Bashkimi Evropian ka kritikuar regjimin sionist për shkak të insistimit për zgjerimin e kolonive sioniste në territoret e pushtuara palestinez.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Federika Mogherini, shefja e diplomacisë evropiane, të enjten ka kritikuar vazhdimin e politikave pushtuese të regjimit sionist dhe ka deklaruar se plani i regjimit sionist për ndërtimin e 500 njësive të reja banimi në territoret e pushtuara, është agresion kundër tokave të palestinezëve. Shefja e diplomacisë evropiane në vazhdim saktësoi se politika e kolonive sioniste dhe zgjerimi i tyre janë të paligjshme në bazë të ligjeve ndërkombëtare dhe konsiderohet pengesë serioze përpara planit për kompromis. Vlen të theksohet se komiteti për planifikim dhe ndërtimin e kolonive sionist në Kodsin e shenjtë kohë më parë ka miratuar një plan për ndërtimin e 500 njësive të reja banimi në një koloni në Bregun Perëndimor të Lumit Jordan.