Trump: Rinumërimi i votave në Wisconsin është një “mashtrim”
(last modified Sun, 27 Nov 2016 20:05:22 GMT )
Nëntor 27, 2016 21:05 Europe/Tirane
  • Trump: Rinumërimi i votave në Wisconsin është një “mashtrim”

Presidenti i zgjedhur i SHBA-së, Donald Trump e ka përshkruar rinumërimin e votave në Wisconsin si një “mashtrim”.

Trump i cili e fitoi me një diferencë tepër të vogël këtë shtet, tha se rezultatet “duhen respektuar, në vend që të sfidohen apo të abuzohet me to”.Kandidatja e “Partisë së Gjelbër”, Jill Stein ishte nismëtarja e rinumërimit të votave. Ajo ka kërkuar gjithashtu rinumërim edhe në Michigan dhe Pennsylvania, duke argumentuar kërkesat e saj me “anomalitë statistikore”.Drejtues të fushatës së kandidates demokrate, Hillary Clinton thanë se do të merrnin pjesë në rinumërimin e Wisconsinit.Rezultatet zgjedhore të përmbysen në të trija këto shtete, për të përmbysur presidentin e zgjedhur më 8 nëntor.

Tags