Arrestohen dy gazetarët e BBC e Zërit të Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36613-arrestohen_dy_gazetarët_e_bbc_e_zërit_të_amerikës
Autoritetet turke kanë arrestuar 2 reporterë që punojnë për organizatat e huaja në juglindje të Turqisë. Gazetarët janë të agjencive prestigjioze BBC dhe Zëri i Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 27, 2016 20:00 Europe/Tirane
  • Arrestohen dy gazetarët e BBC e Zërit të Amerikës

Autoritetet turke kanë arrestuar 2 reporterë që punojnë për organizatat e huaja në juglindje të Turqisë. Gazetarët janë të agjencive prestigjioze BBC dhe Zëri i Amerikës.

Korrespondentja Hatice Kamer u arrestua dje në qytetin Sirvan, ndërsa mbulonte një ngjarje për shembjen e minierës më 17 nëntor, ku 11 persona deri tani janë konfirmuar të vdekur. Ndërsa reporteri i pavarur i Zërit të Amerikës Khajijan Farqin, u arrestua po të njëjtën ditë në Diyarkabir. Sipas informacioneve të BBC, në momentin e arrestimit Kamer ishte duke folur më të afërmit e minatorëve në minierën e bakrit, e cila u shemb më 17 nëntor. Përpjekjet e shpëtimit po vijojnë por ende gjashtë persona rezultojnë të humbur. Dhjetëra gazetarë janë arrestuar në Turqi nën gjendjen e jashtëzakonshme pas grushtit të dështuar të shtetit më 15 korrik. Kritikët thonë se qëllimi i mësymjes shkon përtej masave kundër komplotuesve të dyshuar të grushtit të shtetit dhe synon kritikët e presifentit Rexhep Tajip Erdoan. Duke iu referuar portalit të gazetarëve të pavarur, 145 gazetarë ndodhen aktualisht të burgosur, çka bën që Turqia të renditet e 151 nga 180 vende përsa i përket lirisë së medias.