Francois Fillon, kandidati i republikanëve në zgjedhjet Presidenciale
Sikundër dhe pritej, Francois Fillon do të jetë kandidati që do të garojë për republikanët në zgjedhjet presidenciale të vitit të ardhshëm në Francë, pasi rivali i tij Alain Juppe pranoi humbjen.
Rezultatet paraprake tregojnë se Fillon fitoi në primaret e zhvilluara këtë të diele me rreth 67% të votave, në një kohë kur shumica e vendvotimeve të numëruara. Fillon tha se aksioni ishte i nevojshëm për të ndërtuar një shoqëri më të drejtë. Ai me siguri se do të përballet me një kandidat socialist dhe Marine Le Pen të ekstremit të djathtë në zgjedhjet e ardhshme të prillit. “Qasja ime është kuptuar. Franca nuk mund të pranojë rënien e saj. Kjo është e vërteta dhe dëshiron veprim", - tha ai për përkrahësit e tij pasi rezultati i zgjedhjeve primare të Partisë Republikane u bë i qartë. Fillon është një politikan me karrierë dhe ish-kryeministër, i cili ka shërbyer në atë post nga 2007-2012. Ai ka paralajmëruar se Franca është “në prag të revoltës”, prandaj planifikon të shkurtoje 500 mijë poste publike, ndërsa ka premtuar ditë më të mira për biznesin. Si një katolik i devotshëm, ai ka mbajtur një qëndrim të ashpër ndaj emigrantëve myslimanë dhe ka theksuar mbrojtjen e vlerave të identitetit, gjuhës dhe vlerave familjare të Francës.