Vazhdojnë protestat kundër referendumit në Itali
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36655-vazhdojnë_protestat_kundër_referendumit_në_itali
Me moton “ Jo kundër reformave në kushtetutë” italianët edhe një herë janë ngritur në protestave kundër masave të reja të qeverisë.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Nëntor 28, 2016 07:55 Europe/Tirane
  • Vazhdojnë protestat kundër referendumit në Itali

Me moton “ Jo kundër reformave në kushtetutë” italianët edhe një herë janë ngritur në protestave kundër masave të reja të qeverisë.

Të shumtë janë edhe autoritetet italiane që janë kundër kryerjes së reformave në kushtetutë. Krerët e partive në koalicionin qeveritar në Itali ndajnë qëndrime të ndryshme sa i takon rezultatit që do të prodhojë referendumi për ndryshimet kushtetuese në vend. Në një intervistë për “Il Messaggero”, kreu i partisë së qendrës së djathtë, aktualisht ministër i brendshëm i qeverisë Renzi ka thënë se, pavarësisht se cili do të jetë opinioni popullor, qeveria do të vijojë të drejtojë vendin. Ky qëndrim i Alfanos pason deklaratën e kryeministrit Mateo Renzi, i cili ka thënë disa herë që do të dorëhiqet nëse paketa e tij për ndryshimet kushtetues nuk mbështetet nga italianët në vendimet e 4 dhjetorit. Reforma kushtetuese parashikon reduktimin e rolit të senatit, i cili do të shprehet vetëm për ligje të caktuara. Këto ndryshme ndërmerren për t’i dhënë fund krizave dhe stabilitetit politik në Itali.