Kërkesa e Ministrisë së jashtme të Anglisë për Iranin dhe Rusinë
Ministri i jashtëm i Anglisë i kërkoi Iranit dhe Rusisë të ndihmojë në zgjidhjen e krizës në Siri dhe në zbatimin e planit humanitar të OKB në Alepo.
Boris Johnson deklaroi: Irani dhe Rusia kanë ndikim të veçantë në Siri dhe duhet ta shfrytëzojnë këtë ndikim, për ti dhënë fund luftës në lindje të Alepos dhe për të garantuar planin humanitar të OKB në këtë rajon. Ministri i jashtëm anglez duke injoruar politikën e perëndimorëve në përkrahjen e terroristëve në lindje të Alepos, theksoi: Ata që kanë rol në luftën në Alepo, janë të obliguar që t’i trajtojnë civilët në bazë të ligjeve humanitare ndërkombëtare. Shqetësimi i ministrit të jashtëm anglez për situatën në Alepo e në veçanti në lindje të këtij qyteti, shprehet në një kohë kur rebelët e armatosur dhe terroristët e përkrahur nga perëndimi, si dhe nga Anglia, janë duke pësuar disfatë të rëndë përballë forcave të ushtrisë dhe forcave popullore siriane. Burime nga Siria njoftojnë se pas çlirimit të rajonin Hanune në Alepo, mbi 10 mijë civilë sirianë të lodhur e të tmerruar nga sundimi i terroristëve, janë transferuar në pjesën perëndimore të Alepos që kontrollohet nga forcat qeveritare siriane.