Kërkohet ulja e tensioneve BE-Turqi
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36775-kërkohet_ulja_e_tensioneve_be_turqi
Presidenti i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker i kёrkoi presidentit turk Erdogan, qё tё respektojё marrёveshjen pёr refugjatёt me Europёn.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 28, 2016 18:00 Europe/Tirane
  • Kërkohet ulja e tensioneve BE-Turqi

Presidenti i Komisionit tё BE-sё Jean-Claude Juncker i kёrkoi presidentit turk Erdogan, qё tё respektojё marrёveshjen pёr refugjatёt me Europёn.

Unё e hedh poshtё anulimin e paktit nga Ankaraja, i tha Juncker gazetёs belge "La Libre Belgique". Erdogani tё premten (25.11) sёrish kёrcёnoi me anulimin e marrёveshjes pёr refugjatёt, pasi shumica e deputetёve tё Parlamentit Europian votuan, pёr pezullimin e bisedimeve tё antarёsimit BE-Turqi. Një ditë pasi Parlamenti Europian votoi për ngrirjen e bisedimeve të anëtarësimit, Turqia kërcënon të lëshojë mbi Europë një dallgë emigrantësh. “Nëse na refuzoni do t’u hapim rrugën drejt Kontinetit të Vjetër qindra-mijëra refugjatëve të bllokuar këtu”, ishte deklarata e Presidentit turk Recep Taip Erdogan. Kreu i shtetit turk kaloi më tej në akuza ndaj Bashkimit Europian për të cilin tha se i ka shkelur premtimet e bëra. Në bazë të marrëveshjes së vulosur në muajin mars, Ankaraja duhet të përfitonte ndihmë financiare dhe përshpejtimin e bisedimeve të aderimit. “Dëgjomëni mirë: portat e kufirit që mbajnë të gjithë këta njerëz do të hapin kanatat nëse shkoni më tej. Ta dini se këto kërcënime boshe nuk me prekin as mua e as popullin tim”, deklaroi Erdogan. Ulrike Demmer, zëdhënëse e kancelares gjermane Angela Merkel, i kujtoi Ankarasë se marrëveshja është në interes të të gjitha palëve dhe se kërcënimet nuk ndihmojnë asnjërën prej tyre. Nga ana e tij, Presidenti i Komisionit tё BE-sё Juncker, i vlerёsoi pёrpjekjet e Turqisё pёr pranimin e refugjatёve. Turqia strehon mbi tre milionё migrantё dhe refugjatё, gjё qё Europa nuk e bёn. Ndaj Europa nuk duhet t'i japё mёsime Turqisё nё kёtё drejtim. Turqia angazhohet mё shumё se Jordania dhe Libani. Ne duhet tё jemi mjaft tё matur lidhur me kёtё ҁёshtje, tha Juncker pёr televizionin "Euronews". Turqia ёshtё jo vetёm lidhur me krizёn e refugjatёve njё partnere e rendёsishme e BE-sё, theksoi Juncker. I pyetur, nёse ai mund tё bisedojё me njё president Erdogan, qё po bёhet gjithnjё e mё autoritar, kreu i Komisionit tё BE-sё tha se: Ne kemi marrёdhёnie me tё gjitha diktaturat, sepse ne duhet tё bashkёorganizojmё botёn. “Me tё drejtё flitet pёr Turqinё, por askush nuk flet pёr Arabinё Saudite". Sidoqoftё qeveria turke duhet t'i vlerёsojё me seriozitet paralajmёrimet e BE-sё, pёr pezullimin e bisedimeve tё antarёsimit, dhe duhet tё zbatojё reformat e kёrkuara. Kёto reforma janё kusht pёr heqjen e planifikuar tё vizave pёr qytetarёt turq si dhe janё baza pёr vazhdimin e bisedimeve tё antarёsimit. Nga Europa kritikohen veҁanёrisht ligjet e anti-terrorit nё Turqi, qё lejojnё arrestimin, marrjen nё pyetje dhe dёnimin e politikanёve opozitarё, tё kritikёve tё qeverisё dhe tё gazetarёve.