Shefi i CIA-s: Paralajmëron Trump për marrëveshjen bërthamore
Shefi i CIA-s ka paralajmëruar presidentin e zgjedhur të Amerikës dhe ka deklaruar se anulimi i marrëveshjes bërthamore është "Maja e Marrëzisë".
Agjencia e shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se John Brennan, shefi i CIA-s, deklaroi se përpjekjet e Trump për anulimin e marrëveshjes bërthamore me Iranin, do të jetë një veprim katastrofal. Këto deklarata të shefit të CIA-s janë bërë në kohën kur Donald Trump gjatë fushatës elektorale të tij ka kërcënuar se do ta anulojë marrëveshjen bërthamore mes Iranit dhe Grupit 5+1. Shefi i CIA-s deklaroi se një veprim i tillë do të ketë këtë rrezik se edhe vendet e tjera të shtojnë përpjekjet e tyre për zhvillimin e programeve të tyre bërthamore. Donald Trump, presidenti i Amerikës në muajt e parë të fushatës së tij elektorale pati deklaruar se do ta grisë marrëveshjen bërthamore të nënshkruar mes Iranit dhe Grupit 5+1.