Ministri i integrimit në qeverinë turke kritikon veprimtarinë e BE
Nëntor 30, 2016 12:00 Europe/Tirane
Omar Celik, ministër i integrimit në qeverinë turke, ka kritikuar BE dhe ka thënë se nëse evropianët do të mbanin qëndrim të drejtë kundrejt procesit të anëtarësimit të Turqisë, tashmë Ankaraja do të ishte pjesë e unionit.
I pranishëm në Bruksel Clik ka thënë se nëse bisedimet do të ishte asnjanëse, jo tendencioze dhe të drejta, nuk kishte asnjë arsye përse Turqia të mos ishte sot anëtare e BE. Ministri turk i integrimit ka kritikuar kërkesën e PE për ndërprerjen e procesit të anëtarësimit të Turqisë në BE. Ai rezolutën e nxjerrë nga PE kundër Turqisë e ka quajtur të padrejtë. Turqia përballet me probleme me BE që nga dështimi i grushtit të shtetit më 15 korrik.
Tags