OPEC i vendosur për uljen e pordhimit të naftës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i36967-opec_i_vendosur_për_uljen_e_pordhimit_të_naftës
Ministri i naftës i Nigerisë Emanuel Aibe Kachiko, deklaroi se megjithëse ekzistojnë ende cështje të paqarta gjatë takimit të vendeve të OPEC-ut në Vjenë, duhet thënë se të gjitha vendet anëtare janë dakord me reduktimin e prodhimit të nafëts së kësja organizate.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 16:09 Europe/Tirane
  • OPEC i vendosur për uljen e pordhimit të naftës

Ministri i naftës i Nigerisë Emanuel Aibe Kachiko, deklaroi se megjithëse ekzistojnë ende cështje të paqarta gjatë takimit të vendeve të OPEC-ut në Vjenë, duhet thënë se të gjitha vendet anëtare janë dakord me reduktimin e prodhimit të nafëts së kësja organizate.

Nga ana e tij, ministri iranian i naftës tha se Republika Islamike të Iranit do të zbatojë akordet e arritura në takimin e OPEC-ut në Algjeri.  Siç vuri në dukje ministri Bizhan Namdar Zangane, Irani do të ruajë kuotën për të cilën është zotuar në takimin e shtatorit të kaluar të OPEC-ut në Algjeri. Në takimin e anëtarëve të OPEC-ut në Algjeri është rënë dakord që Irani të ruajë kuotën e prodhimit të 4.1 milion fuçive naftë në ditë. Ministri Bizhan Namdar Zangane premtoi se Irani do të riarrijë nivelin 13% të tij në kuotën e OPEC-ut, të cilin e ka pasur përpara vendosjes së sanksioneve. Nesër në Vjenë do të mbahet takimi i 171-të i ministrave të naftës së vendeve anëtare të OPEC-ut ku do të analizohet çështja e çmimit të naftës dhe e uljes së prodhimit.