Krimeja sërish burim tensioni Kiev-Moskë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37006-krimeja_sërish_burim_tensioni_kiev_moskë
Ukraina do të zhvillojë ushtrime ushtarake për dy ditë pranë Krimesë, gadishulli ukrainas i aneksuar në vitin 2014 nga Rusia, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak, një gjest që rrezikon të përkeqësojë më shumë marrëdhëniet mes dy fqinjve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Nëntor 30, 2016 17:33 Europe/Tirane
  • Krimeja sërish burim tensioni Kiev-Moskë

Ukraina do të zhvillojë ushtrime ushtarake për dy ditë pranë Krimesë, gadishulli ukrainas i aneksuar në vitin 2014 nga Rusia, njoftoi sot një zëdhënës ushtarak, një gjest që rrezikon të përkeqësojë më shumë marrëdhëniet mes dy fqinjve.

”Kievi do të kryejë manovra ushtarake, që do të fillojnë nesër në territorin kombëtar”, deklaroi zëdhënësi i ushtrisë ukrainase, Andri Lisenko, cituar nga agjencia e lajmeve Interfax-Ukraine. Vëzhguesit ukrainas i tremben në fakt një përgjigjeje të ashpër nga ana e Rusisë, që aneksoi në muajin mars 2014 gadishullin ukrainas të Krimesë, pas një ndërhyrjeje ushtarake dhe një referendumi të denoncuar si të paligjshëm nga Kievi dhe perëndimorët. Zëdhënësi i Kremlinit, Dmitri Peskov u tregua evaziv lidhur me këtë çështje. “Ne nuk do t’i lejonim veprimet e Ukrainës që shkelin të drejtën ndërkombëtare, që çojnë në krijimin e kushteve të rrezikshme për fluturimet ndërkombëtare mbi territorin rus apo në rajonet fqinje”, deklaroi ai për shtypin. Ndërkohë, presidenti rus Vladimir Putin ka vendosur të dërgojë 55 mijë trupa në kufi me Ukrainë, duke shkaktuar panik në rajon. Fluksi i papritur i ushtarëve i shtohet numrin prej 7 500 ushtarësh që ndodhet aktualisht në zonë. Lajmi u bë i ditur nga zv/ministri rus i Mbrojtjes, Ilhor Dolhov. “Aktualisht, Rusia ka grumbulluar rreth 55,000 ushtarë në afërsi të kufirit të Ukrainës”, tha ai. Në Krimenë e aneksuar nga Rusia janë 23 mijë trupa, nga të cilët rreth 9 mijë janë kufirin administrativ. Nga ana tjetër, Ministria ruse e Mbrojtjes më parë njoftoi planet për të dërguar 80 herë më shumë ushtarë dhe pajisje ushtarake në Bjellorusi në vitin 2017 sesa në vitin 2016.