Putin shpreson në përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Uashingtonit
Presidenti i Rusisë Vladimir Putin ka shpresuar në përmirësimin e marrëdhënieve mes Moskës dhe Rusisë pasi në shtëpinë e bardhë të futet Donald Trump.
Sipas një njoftimi të Associated Press, presidenti Vladimir Putin ka thënë se në bisedën telefonike që ka pasur me Donald Trump është rënë dakord për përmirësimin e sitautës aktuale të papërshtatshme në marrëdhëniet mes Uashingtonit dhe Moskës. Nga ana tjetër Drejtori i CIA-së, John Brennan ka këshilluar presidentin e zgjedhur, Donald Trump dhe administratën e re që të kenë kujdes ndaj premtimeve ruse, derisa e ka fajësuar Moskën për shumicën e vuajtjeve në Siri. Brennan ka thënë se Rusia, si aleat kyç i presidentit sirian, Bashar Assad, vazhdon të mbajë çelësin e së ardhmes të Sirisë. Drejtori në largim i Agjencisë Qëndrore të Inteligjencës amerikane, beson se Uashingtoni duhet të vazhdojë përkrahjen e rebelëve që po luftojnë kundër regjimit në Damask. Gjatë fushatës parazgjedhore për Shtëpinë e Bardhë, Trump ka thënë se ai dëshiron të punojë për së afërmi me Moskën në disa çështje duke e përfshirë edhe luftën kundër grupit terrorist ISIS. Trump do e nis detyrën në muajin janar, kohë kur Brennan largohet nga posti i Drejtorit të CIA-së.