Sllovakia miraton ligjin anti-islamik
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37084-sllovakia_miraton_ligjin_anti_islamik
Pas zgjerimit të ndjenjave anti-islame në vendet e BE, Sllovakia miratoi sot një ligj që ndalon njohjen zyrtare të fesë islame.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2016 15:53 Europe/Tirane
  • Sllovakia miraton ligjin anti-islamik

Pas zgjerimit të ndjenjave anti-islame në vendet e BE, Sllovakia miratoi sot një ligj që ndalon njohjen zyrtare të fesë islame.

Parlamenti i Sllovakisë miratoi projektligjin e propozuar nga Partia Kombëtare, në bazë të të cilit, një fe duhet të ketë të paktën 50 mijë ndjekës që të marrë ndihma nga qeveria dhe të ketë të drejtë të hapë shkollat e veta. Më parë, ligji i parashikonte këto të drejta për çdo fe që ka 20 mijë ndjekës. Vendimi i Parlamentit të Sllovakisë shihet si një tjetër lëvizje e qeverisë së këtij vendi drejt kufizimit të të drejtave të muslimanëve, ndërsa qeveria e kryeministrit sllovak Robert Fico e ka deklaruar qartë se Islami nuk ka vend në Sllovaki. Sllovakia është një vend i vogël në qendër të Europës me 5 milionë banorë, 62 % e të cilëve janë katolikë.