Putin: Rusia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve në Siri
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37087-putin_rusia_do_të_vazhdojë_luftën_kundër_terroristëve_në_siri
Në fjalimin e tij të përvitshëm nga Kremlini, për Parlamentin dhe kombin rus, presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve në Siri dhe se së shpejti do t’a shpëtojë Alepon nga zgjedha e terroristëve.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 01, 2016 15:53 Europe/Tirane
  • Putin: Rusia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve në Siri

Në fjalimin e tij të përvitshëm nga Kremlini, për Parlamentin dhe kombin rus, presidenti Vladimir Putin deklaroi se Rusia do të vazhdojë luftën kundër terroristëve në Siri dhe se së shpejti do t’a shpëtojë Alepon nga zgjedha e terroristëve.

Ai lavdëroi kurajon e personelit ushtarak rus që lufton grupet terroriste në Siri, në mbështetje të presidentit sirian Bashar Asad, duke shkaktuar kështu duartrokitje të forta në sallën e zbukuruar të Kremlinit. Në fjalimin e tij të përvitshëm nga Kremlini, për Parlamentin dhe kombin rus, presidenti Vladimir Putin ka bërë të ditur se Rusia “nuk kërkon konflikte me asnjë”. “Ndryshe nga disa kolegë të huaj të cilët e shohin Rusinë si armike, ne nuk synojmë - dhe nuk e kemi bërë kurrë, - të krijojmë armiq. Ne kemi nevojë për miq”, tha ai. Megjithatë “ne nuk do të lejojmë kurrë që të preken apo të dëmtohen interesat tona”, shtoi më tej Putin. Presidenti rus deklaroi se Rusia është e gatshme të punojë me administratën e re amerikane në luftën kundër terrorizmit. Ai ka bërë të ditur kohët e fundit shpresën e tij për marrëdhënie më të mira me Shtetet e Bashkuara, menjëherë pasi presidenti i zgjedhur Donald Trump të marrë drejtimin e Shtëpisë së Bardhë.