Amerika e bënë veto rezolutën e Francës kundër Izraelit
Ambasadori i Amerikës në Tel Aviv ka deklaruar se Uashingtoni do ta përdorë të drejtën e veto-s kundër çfarëdo vendimi në OKB dhe në KS kundër regjimit sionist duke përfshirë edhe rezolutën e propozuar nga Franca.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Dan Shapiro, ambasadori i Amerikës në Tel Aviv, të enjten në një intervistë me radion e regjimit sionist, ka thënë se veto-ja e Amerikës kundër vendimit të Francës do t'i detyrojë edhe palën izraelite dhe palën palestineze përsëri të ulen në tryezën e negociatave. Dan Shapiro në vazhdim tha se politika e Amerikës ndaj Izraelit megjithë mosmarrëveshjet e qeverive, nuk ka ndryshuar gjatë viteve të kaluara dhe Qeveria e Amerikës do të kundërshtojë çfarëdo lloj veprimi të njëanshëm kundër Izraelit në OKB. Vlen të theksohet se autoritetet e Francës para kësaj kanë deklaruar se po zhvillojnë kontakte për hartimin e një rezolute kundër Izraelit në OKB.