Në Evropë arrestohet një pjesëtar i një rrjeti të krimeve kibernetike
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37153-në_evropë_arrestohet_një_pjesëtar_i_një_rrjeti_të_krimeve_kibernetike
Policia e Bashkimit Evropian (Europol) ka njoftuar për arrestimin e një pjesëtari të një rrjeti të gjerë të krimeve kibernetike i cili vepron në 180 vende të botës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 07:33 Europe/Tirane
  • Në Evropë arrestohet një pjesëtar i një rrjeti të krimeve kibernetike

Policia e Bashkimit Evropian (Europol) ka njoftuar për arrestimin e një pjesëtari të një rrjeti të gjerë të krimeve kibernetike i cili vepron në 180 vende të botës.

Agjencia e lajmeve AFP njoftoi se Europol në një deklaratë të tij, ka thënë se ky rrjet kriminel ka vepruar me emrin "Avalanesh" dhe duke shfrytëzuar programe të ndryshme destruktive ka kryer sulme kibernetike dhe ka bërë shpëlarje parash për organizata kriminale. Fernando Ruiz, drejtori i qendër kundër krimeve kibernetike në Europol, në lidhje me këtë ka thënë se "Avalanesh" ka operuar si një kompani dhe janë arrestuar drejtori ekzekutiv i saj dhe anëtarët e bordit drejtues. Operacionet për arrestimin e pjesëtarëve të këtij grupi janë kryer në bashkëpunim të njësisë gjyqësore të BE, Interpolit dhe FBI.