Çmimi i lartë i Anglisë për tu larguar nga BE
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37162-Çmimi_i_lartë_i_anglisë_për_tu_larguar_nga_be
Ministri për çështjen e Brexit-it të Anglisë ka deklaruar se ky vend duhet të paguajë një çmim të lartë për të hyrë në tregun e bashkuar të Bashkimit Evropian.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 02, 2016 04:03 Europe/Tirane
  • Çmimi i lartë i Anglisë për tu larguar nga BE

Ministri për çështjen e Brexit-it të Anglisë ka deklaruar se ky vend duhet të paguajë një çmim të lartë për të hyrë në tregun e bashkuar të Bashkimit Evropian.

Faqja informative Parstoday njoftoi se Deivid Dejus, ministri për çështjen e Brexit-t të Anglisë, të enjten tha se Anglia pas largimit të plotë nga BE, do të humbë edhe tregun e bashkuar të këtij Unioni dhe për të patur qasje në produktet dhe në shërbimet e tregut evropian duhet të paguajë shumë para. Deivid Dejus gjithashtu tha se Anglia duhet të marrë parasysh të gjitha pasojat përkatëse me humbjen e tregut të bashkuar të BE dhe duhet të caktojë standarde që të ketë qasje në produktet dhe shërbimet e tregut evropian me qëllim që të reduktojë shpenzimet. Deklaratat e Deivid Dejus bëhen në kohën kur shumë funksionarë dhe institucione ekonomike të Anglisë dhe kritikë të Brexit-it kanë paralajmëruar se largimi i këtij vendi nga tregu i bashkuar i Evropës, do të thotë largimi i një numri të madh të kompanive dhe bankave të mëdha nga Anglia.