Përkrahësit e Trump sulmojnë një femër myslimane në Nju Jork
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37273-përkrahësit_e_trump_sulmojnë_një_femër_myslimane_në_nju_jork
Tre burra përkrahës të Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, kanë sulmuar një femër 18 vjeçare myslimane në Nju Jork dhe janë munduar t'i rrëmbejnë çantën e dorës dhe t'i heqin asaj hixhabin.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 07:33 Europe/Tirane
  • Përkrahësit e Trump sulmojnë një femër myslimane në Nju Jork

Tre burra përkrahës të Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, kanë sulmuar një femër 18 vjeçare myslimane në Nju Jork dhe janë munduar t'i rrëmbejnë çantën e dorës dhe t'i heqin asaj hixhabin.

Agjencia e lajmeve Fars njoftoi se policia në lidhje me këtë ka thënë se sulmuesit e kanë quajtur këtë femër "terroriste" dhe i kanë thënë asaj të largohet nga Amerika sepse nuk i përket këtij vendi. Gazeta angleze "Indipendent" në një raport të saj ka njoftuar se grupi i policisë për krime raciste në Nju Jork është duke hetuar këtë ngjarje. Policia akoma nuk ka arrestuar asnjë person në lidhje me këtë çështje, por po bënë përpjekje për arrestimin e tre personave të dyshuar. Kjo është në kohën kur para kësaj mediet ndërkombëtare kanë njoftuar për shtimin e krimeve raciste në Amerikë pas fitores së republikanit Donald Trump në zgjedhjet presidenciale të këtij vendi.