Rusia paralajmëron për katastrofën njerëzore në Jemen
Ministria e Punëve të Jashtme të Indisë ka paralajmëruar se Jemeni ndodhet në prag të një katastrofe njerëzore.
Agjencia e lajmeve IRNA njoftoi se Maria Zakharova, zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, duke theksuar nevojën e zhvillimit të negociatave për t'i dhënë fund konfliktit në Jemen mes të gjitha palëve dhe në bazë të rezolutave të KS të OKB, ka deklaruar se Jemeni ndodhet në rrethana të afërta me një katastrofë njerëzore, prandaj duhet parandaluar një gjë e tillë.
Maria Zakharova ka kërkuar nga të gjitha palët e përfshira në konfliktin e Jemenit që tu japin fund konflikteve dhe dhe tu shmangën luftimeve dhe gjakderdhjes.
Zëdhënësja e Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë gjithashtu vuri në duke gjendjen shumë të vështirë humanitare dhe njerëzore në Jemen gjatë dy viteve të kaluara dhe deklaroi se në bazë të raporteve informative të OKB, mbi 10 mijë jemenas kanë humbur jetën deri më tani dhe gjendja aktuale është afër ndodhjes së një katastrofe njerëzore.
Kjo funksionare ruse shtoi gjithashtu se pjesa më e madhe e infrastrukturës së Jemenit është shkatërruar dhe populli i këtij vendi ndodhet në prag në nivelit të urisë dhe përhapjes së sëmundjeve ngjitëse dhe kanë dështuar të gjitha përpjekjet e ndërmjetësuesve ndërkombëtare për rifillimin e negociatave.