Protesta të dhunshme në San Francisko
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37363-protesta_të_dhunshme_në_san_francisko
Mijëra banorë të qytetit San Francisko në shtetin e Kalifornisë zhvilluan sot protesta kundër dhunës policore në SHBA.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 03, 2016 17:09 Europe/Tirane
  • Protesta të dhunshme në San Francisko

Mijëra banorë të qytetit San Francisko në shtetin e Kalifornisë zhvilluan sot protesta kundër dhunës policore në SHBA.

Protestat u organizuan në përvjetorin e vrasjes së të riut zezak Mario Vods nga policia amerikane në San Francisko. Protestuesit hodhën parulla kundër dhunës policore dhe kërkuan drejtësi për viktimat e kësaj dhune dhe dënimin e vrasësit të këtij të riut zezak. Policia e këtij qyteti kishte marrë masa të rrepta sigurie dhe shpërndau dhunshëm protestuesit duke përdorur shkopinjtë e gomës, gazit lotsjellës, ujë me presion dhe sprej me piper. Mario Vods, i riu 26 vjeçar amerikan, u vra pa asnjë arsye nga një polic i San Franciskos dhe kjo vrasje shkaktoi protesta të gjera në këtë qytet para një viti.