Policia amerikane plagos 167 persona në protestat e Dakatai i veriut
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37381-policia_amerikane_plagos_167_persona_në_protestat_e_dakatai_i_veriut
Nga ndërhyrja e policisë amerikane kundër protestuesve në Dakatai i veriut në Amerikë, 167 persona kanë mbetur të plagosur.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 03:05 Europe/Tirane
  • Policia amerikane plagos 167 persona në protestat e Dakatai i veriut

Nga ndërhyrja e policisë amerikane kundër protestuesve në Dakatai i veriut në Amerikë, 167 persona kanë mbetur të plagosur.

Protesta është organizuar kundër ndërtimit të një linje tubacioni për transportimin e naftës nga shtetit Daktai i veriut. Plani për zbatimin e këtij projekti kërkon një buxhet prej 3.8 miliard dollarë. Amerika po përballet me situatë të trazuar pas zgjedhave presidenciale ku fitoi kandidati Donald Trump. Përfaqësues ligjorë të presidentit të zgjedhur, Donald Trump, dhe mbështetësve të tij kanë ndërmarrë një lëvizje të fundit ligjore për të bllokuar rinumërimin e votave në Wisconsin, Pennsylvania dhe Michigan. Aktpaditë synojnë të ndalin kërkesat e kandidates presidenciale të Partisë së Gjelbër, Jill Stein, për rinumërim votash. Partia e saj ka bërë të ditur se stafi i fushatës është i përqëndruar në sigurimin e integritetit të sistemit amerikan të votimit. Por, edhe nëse rinumërimi ndodh, kjo gjë pak gjasa ka që të ndryshojë rezultatin e përgjithshëm të zgjedhjeve. Të premten, prokurori i përgjithshëm republikan i Michiganit, Bill Schuette i kërkoi Gjykatës Supreme të shtetit të bllokonte rinumërimin e mundshëm të votave. Ekipi i Trumpit dorëzoi ankesën një ditë më parë në bordin zgjedhor të Michiganit për të penguar rinumërimin e 4.8 milionë votave të hedhura, nga të cilat ai fitoi me një diferencë prej 10.700 votash. Përfaqësuesit e Trumpit argumentuan se Stein nuk mund të kërkojë rinumërimin në Michigan, sepse ajo nuk është “dëmtuar” në mënyrë të mjaftueshme, saqë një numërim i gabuar i votave të mund të ndryshonte rezultatin e zgjedhjeve në këtë shtet. Stein siguroi vetëm 1 për qind të votave në Michigan.