Protesta në San Francisko kundër dhunës së policisë së Amerikës
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37399-protesta_në_san_francisko_kundër_dhunës_së_policisë_së_amerikës
Qytetarët amerikanë në një protestë të organizuar në San Francisko të shtetit të Kalifornisë kanë protestuar kundër dhunës së policisë së Amerikës.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 04:07 Europe/Tirane
  • Protesta në San Francisko kundër dhunës së policisë së Amerikës

Qytetarët amerikanë në një protestë të organizuar në San Francisko të shtetit të Kalifornisë kanë protestuar kundër dhunës së policisë së Amerikës.

Kanali televiziv Press Tv njoftoi se pjesëmarrësit në këtë protestë e cila u organizua të shtunën në përvjetorin e vrasjes së një të riu zezak i quajtur Mario Vuds nga policia e Amerikës në San Francisko të Kalifornisë, janë mbledhur në vendin e vrasjes së këtij të riu zezak dhe kanë hedhur slogane kundër dhunës së policisë së Amerikës. Protestuesit gjithashtu kanë kërkuar zbatimin e drejtësisë ndaj autorëve të vrasjes së këtij qytetari zezak. Kjo protestë u organizua në kohën kur në rajone të ndryshme të Amerikës janë shtuar protestat kundër vrasjes së padrejtë të zezakëve nga forcat e policisë. Sipas statistikave të publikuara, gjatë disa viteve të fundit niveli i vrasjes së zezakëve amerikanë dhe i pjesëtarëve të minoriteteve të tjera nga forcat e policisë së Amerikës është shtuar në masë të madhe. Vlen të theksohet se Mario Vuds, zezaku 26 vjeçar amerikan, u vra vitin e kaluar nga policia e Amerikës në San Francisko. Statistikat tregojnë se në vitin 2015, të paktën 321 zezakë janë vrarë nga policia e Amerikës.