Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37453-putin_trumpi_i_mençur_do_marrë_vendime_të_përgjegjshme
Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump “është person i mençur dhe së shpejti do e kuptojë nivelin e përgjegjësisë së pozitës së re.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 11:52 Europe/Tirane
  • Putin: Trumpi i “mençur” do marrë vendime të përgjegjshme

Presidenti rus, Vladimir Putin thotë se ai beson që presidenti i zgjedhur amerikan, Donald Trump “është person i mençur dhe së shpejti do e kuptojë nivelin e përgjegjësisë së pozitës së re.

Sipas agjencise se lajmeve ISNA, duke cituar agjencine e lajmeve Sputnik, Putin ka thënë se arritjet biznesore të Trumpit tregojnë se ai është person i mençur. “Dhe, nëse (ai është) person i mençur, atëherë ai së shpejti dhe në tërësi do e kuptojë nivelin e ri të përgjegjësisë”, ka thënë Putin dhe ka shtuar: “Ne supozojmë se ai do të veprojë nga këto pozicione”. Kremlini, muajin e kaluar ka thënë se Putin dhe Trump gjatë bisedës së parë telefonike pas fitores së Trumpit në zgjedhje në nëntor, janë pajtuar për nevojën e “normalizimit” të lidhjeve ruso-amerikane. Më 1 dhjetor, Putin e ka përsëritur gatishmërinë të punojë me administratën e Trumpit pasi ky i fundit të nis punën në muajin janar. Trump ka thënë se ai pret të ketë “marrëdhënie të fuqishme dhe të qëndrueshme me Rusinë”.