Gjermania kundërshton reduktimin e sanksioneve kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37483-gjermania_kundërshton_reduktimin_e_sanksioneve_kundër_rusisë
Ministri i jashtëm i Gjermanisë deklaroi se nëse nuk ndërmerren masa të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së Minskut, nuk mund të bëhet fjalë për reduktimin e sanksioneve të BE kundër Rusisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 04, 2016 16:25 Europe/Tirane
  • Gjermania kundërshton reduktimin e sanksioneve kundër Rusisë

Ministri i jashtëm i Gjermanisë deklaroi se nëse nuk ndërmerren masa të rëndësishme për zbatimin e marrëveshjes së Minskut, nuk mund të bëhet fjalë për reduktimin e sanksioneve të BE kundër Rusisë.

Frank Valter Shtajnamjer e bëri këtë deklaratë në një kohë që ministrat e jashtëm të OSBE gjatë takimit të tyre që do të zhvillohet të enjten dhe te premten e ardhshme në Hamburg, synojnë të diskutojnë mbi  reduktimin e sanksioneve të BE kundër Rusisë për shkak të krizës në Ukrainë. Shefi i diplomacisë gjermane edhe njëherë dënoi aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë nga Rusisë dhe e cilësoi atë si shkelje të ligjeve ndërkombëtare. Ai tha se BE nuk duhet të reduktojë sanksionet kundër Rusisë, derisa ky vend të vazhdojë të implikohet në krizën në Ukrainë dhe të mbajë të aneksuar Krimenë.