Shpallet rezultati primar i zgjedhjeve presidenciale në Austri
Në zgjedhjet presidenciale në Austri fitues doli ish-kryetari i Partisë së Gjelbër Alexander van der Bellen. Ai fitoi ndaj kandidatit populist të djathtë Norber Hofer.
"Ju jam mirënjohës", - tha pas njoftimeve për numërimin paraprak të votave Alexander Van der Bellen në Vjenë. Kurse Norbert Hoferi shkroi në facebook: "Ju më mbështetët me forcë dhe jam tepër i hidhëruar që nuk ia dolëm mbanë. Do të isha kujdesur me shumë dëshirë për Austrinë tonë". Në reagimet e politikanëve evropianë u ndje lehtësimi për fitoren e van der Bellen. Kjo ngjarje konsiderohet shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë. "Rezultati është një shenjë e mirë kundër populizmit në Evropë", - tha ministri i Jashtëm gjerman Frank-Walter Steinmeier. "Fitorja e van der Bellen është një humbje e rëndë për nacionalizimin, prapambetjen dhe populizmin antievropian", - shkroi në twitter presidenti i Parlamentin Evropian Martin Schulz.