Putin: Ka përfunduar bota njëpolare
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37552-putin_ka_përfunduar_bota_njëpolare
Presidenti rus ka thënë se përpjekjet për krijimin e botës njëpolare kanë dështuar.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 05, 2016 11:06 Europe/Tirane
  • Putin: Ka përfunduar bota njëpolare

Presidenti rus ka thënë se përpjekjet për krijimin e botës njëpolare kanë dështuar.

Sipas agjencisë së lajmeve IRIB, Vladimir Putin, presidenti i Rusisë në një intervistë me kanalin televiziv rus NTV, ka paralajmëruar se përpjekjet për prishjen e ekuilibrit strategjik në nivel botëror mund të jenë një katastrofë e madhe globale. Putin ka theksuar se shumica e partnerëve të Rusisë preferojnë marrjen e vendimeve sipas ligjeve ndërkombëtare, përderisa Rusia përveç se përkrah interesin kombëtar të saj, po ashtu respekton edhe interesin e vendeve tjera. Vladimir Putin ka deklaruar se kundërshtimi i vendeve të mëdha që të respektojnë të drejtën ndërkombëtare, u bë shkak i shumë ngjarjeve dhe rezultateve negative.