Rusia kritikon qëndrimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37642-rusia_kritikon_qëndrimet_e_komitetit_ndërkombëtar_të_kryqit_të_kuq
Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kritikuar qëndrimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ndaj vrasjes së dy mjekeve ruse në Alepo të Sirisë.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 06, 2016 13:56 Europe/Tirane
  • Rusia kritikon qëndrimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq

Ministria e Mbrojtjes së Rusisë ka kritikuar qëndrimet e Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq ndaj vrasjes së dy mjekeve ruse në Alepo të Sirisë.

Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq në reagim ndaj vrasjes së dy mjekeve ruse në Alepo të Sirisë nga elementë të armatosur, e ka konsideruar këtë veprim vetëm si një ngjarje që tregon paaftësinë e të gjitha palëve të përfshira në konflikt për të mos respektuar përgjegjësinë e tyre në respektimin e mjekëve, pacientëve dhe të spitaleve.

Kanali televiziv Al Alam njoftoi se Igor Konashenkov, zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Rusisë, të martën deklaroi se deklaratat e pavlera të Komitetit Ndërkombëtar të Kryqit të Kuq në asnjë mënyrë nuk janë në harmoni me pozitën e lartë që ka kjo organizatë.