Shtohet dhuna ndaj myslimanëve në Amerikë pas fitores së Trump
Dhuna ndaj myslimanëve në Amerikë është shtuar akoma më shumë me fitoren e Donald Trump në postin e presidentit.
Sa i përket kësaj më shumë se 300 myslimanë kanë reaguar ndaj deklaratave islamofobe të Donald Trump. 291 anëtarë të këshillit të marrëdhënieve Islam-Amerikë, drejtues xhamisë, profesorë universitetesh, krerë grupesh islamike si dhe shumë figura të njohura islame, në një letër drejtuar presidentit të zgjedhur amerikan nga Donald Trump dhe anëtarët e kabinetit të zgjedhur prej tij, kërkuan të respektojnë ligjet e Amerikës dhe në veçanti kushtetutën e këtij vendi. Letra e myslimanëve të Amerikës për presidentin e zgjedhur amerikan u publikua pas lajmit se Donald Trump do të ngre një sistem kontrolli të rreptë ndaj myslimanëve. Mesa duket me futjen e Donald Trump më 20 janar në shtëpinë e bardhë, janë shtuar shqetësimet për qëndrimet dhe veprimet e tij anti-islame dhe kundër myslimanëve në Amerikë. Këto shqetësime janë shtuar për shkak të deklaratave të tij gjatë fushatës elektorale por edhe për shkak të premtimit të fundit që ka dhënë Trump për monitorimin dhe kontrollin e ashpër të myslimanëve në Amerikë. Trump si pretekst për të kontrolluar myslimanët ka nxjerrë parandalimin e çdo rreziku të mundshëm terrorist në Amerikë. Nga ana tjetër deklarata dhe qëndrimet anti-islame të Trump, kanë krijuar pretekst të mjaftueshëm për rrymat e ekstremit të djathtë dhe ato raciste në Amerikë që të sulmojnë qendrat islame dhe myslimanët në këtë vend. Sipas statistikave më shumë se 60% e myslimanëve në Amerikë, përjetojnë diskriminim, ofendime dhe përballen me akte raciste dhe islamofobe. Pikërisht për këto arsye 291 anëtarët kryesor të Këshillit për Marrëdhënie Islamo-Amerikane si dhe imamët e xhamive, profesorë të universiteteve dhe kryetarët e qendrave të ndryshme islame kanë dërguar një letër të hapur për presidentin e zgjedhur të Amerikës dhe kanë kërkuar nga Donald Trump dhe nga të gjithë anëtarët e kabinetit të tij qeveritar që të respektojnë ligjet. Letra e myslimanëve amerikanë drejtuar presidentit të zgjedhur të Amerikës është publikuar pasi burimet informative publikuan lajmin se Trump ka marrë vendim për vendosjen e sistemeve të ashpra për vëzhgim dhe kontrollimin e informacioneve të myslimanëve. Përveç kësaj dhuna ndaj myslimanëve është shtuar në masë të madhe në Amerikë pas zgjedhjes së Donald Trump president i këtij vendi dhe liderët myslimanë fushatën e Donald Trump e konsiderojnë përgjegjëse për shtimin e kësaj urrejtjes. Dy femra myslimane janë sulmuar kohët e fundit në Nju Jork të Amerikës. Autoritetet amerikane kanë njoftuar se personi që ka sulmuar dy femra myslimane në Brooklin të Nju Jorkut është liruar me kushtin e gjobës prej 50 mijë dollarësh. Autori ka sulmuar dy femra myslimane në Nju Jork në kohën kur ato po shëtisnin me karrocë fëmijët e tyre. Kjo femër amerikane është munduar tu heqë hixhabin femrave myslimane. Ngjarja ka ndodhur në rajonin Brooklin të Nju Jorkut ku agresorja ka thirrur që ato të largohen nga Amerika. Ditë më parë tre burra përkrahës të Donald Trump, presidentit të zgjedhur të Amerikës, kanë sulmuar një femër 18 vjeçare myslimane në Nju Jork dhe janë munduar t'i rrëmbejnë çantën e dorës dhe t'i heqin asaj hixhabin.