Nënshkruhet marrëveshja ushtarake mes Amerikës dhe BE-së
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37738-nënshkruhet_marrëveshja_ushtarake_mes_amerikës_dhe_be_së
Sipas një raporti të agjencisë Xinhua të lajmeve, Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një njoftimi për shtyp bëri të ditur se Uashingtoni dhe BE kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e sigurisë dhe administrimit të krizave.
(last modified 2026-06-18T18:22:28+00:00 )
Dhjetor 07, 2016 04:32 Europe/Tirane
  • Nënshkruhet marrëveshja ushtarake mes Amerikës dhe BE-së

Sipas një raporti të agjencisë Xinhua të lajmeve, Departamenti Amerikan i Shtetit me anë të një njoftimi për shtyp bëri të ditur se Uashingtoni dhe BE kanë nënshkruar një marrëveshje për zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e sigurisë dhe administrimit të krizave.

Në këtë marrëveshje palët kanë rënë dakord për mbështetje logjistike, shërbime informative dhe koordinuese mes Amerikës dhe BE-së gjatë kryerjes së operacioneve ushtarake dhe dërgimin e ushtarëve në formë të përbashkët.  Në këtë mënyrë Amerika dhe Evropa do të bashkëpunojnë gjerësisht në krizat ndërkombëtare të sigurisë sidomos në Afrikë. Në deklaratën e nxjerrë nga DASH thuhet se këtej e tutje bashkëpunimi mes NATO-s dhe BE-së për garantimin e sigurisë dhe stabilitetit në Evropë, do të zgjerohet dhe forcohet akoma më shumë. Deri më sot bashkëpunimet ushtarake mes Amerikës dhe Evropës jo vetëm që nuk kanë ndihmuar në vendosjen e paqes dhe sigurisë në botë por në disa raste janë bërë shkak për shtimin e pasigurisë, në vende të tilla si Iraku, Siria dhe Afganistani.