Obama pranon pamundësinë e Amerikës për të luftuar talebanët në Afganistan
(last modified Wed, 07 Dec 2016 10:56:28 GMT )
Dhjetor 07, 2016 11:56 Europe/Tirane
  • Obama pranon pamundësinë e Amerikës për të luftuar talebanët në Afganistan

Presidenti Obama ka pohuar se Amerika nuk ka mundur të luftojë talebanët në Afganistan.

Sipas një njoftimi të agjencisë Sputnik të lajmeve, Barack Obama në një takim me ushtarakët në bazën ajrore MacDill në Florida ka thënë: Amerika nuk mund të pastrojë Afganistanin nga prania e talebanëve dhe t’i japë fund luftës dhe dhunës në këtë vend. Lufta në Afganistan ka ekzistuar prej mëse 30 vitesh dhe Amerika nuk mund t’i japë fund luftës dhe dhunës së talebanëve. Për momentin Amerika ka 10 mijë ushtarë në Afganistan dhe pa qenë në krye të komandës ushtarake afgane mbështet 320 mijë forca afgane. Numri i viktimave që nga nisja e luftës amerikane kundër Afganistanit në vitin 2001 ka arritur në 150 mijë persona prej të cilëve 2500 janë ushtarë amerikanë.