Kompanitë ruse të gatshme të ulin prodhimin e naftës
Në kuadër të marrëveshjes mes Moskës dhe vendeve të OPEC-ut, kompanitë ruse të naftës janë shprehur të gatshme të ulin prodhimin e naftës.
Përfaqësuesit e kompanive ruse të naftës janë takuar sot me ministrin rus të Energjisë Aleksander Novak, ku kanë deklaruar se do të zbatojnë vendimin për reduktimin e prodhimit të naftës me 300 mijë fuci naftë në ditë. Në takimin e të mërkurës së kaluar, OPEC ka reduktuar me 4% kuotën e prodhimit të Irakut, Arabisë Saudite, Katarit dhe të EBA-s. Irani është vendi i vetëm që ka rritur kuotën e prodhimit të naftës. Anëtarët e Organizatës së Vendeve Eksportuese të Naftës (OPEC) kanë rënë dakord për uljen e prodhimit të naftës së papërpunuar të kësaj organizate dhe për shtimin e kuotës së Iranit. Vendet anëtare të OPEC në takimin e 171-të të tyre në Vjen kanë rënë dakord që Irani të shtojë prodhimin e tij deri në 3.9 milion fuçi në ditë. Agjencia e lajmeve Reuters njoftoi se Arabia Saudite ka pranuar të ulë prodhimin e saj deri në 10 milionë e 60 mijë fuçi naftë në ditë. Prodhimi i naftës së Arabisë Saudite në muajin tetor kishte arritur deri në 10 milionë e 540 mijë fuçi në ditë.