Bisedimet e ministrave të mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe të Gjermani
https://parstoday.ir/sq/news/world-i37951-bisedimet_e_ministrave_të_mbrojtjes_së_arabisë_saudite_dhe_të_gjermani
Muhamed bin Selman, ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite, në takim me ministren e mbrojtjes së Gjermanisë në Riad, ka biseduar në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e mbrojtjes.
(last modified 2026-04-21T08:27:00+00:00 )
Dhjetor 09, 2016 04:09 Europe/Tirane
  • Bisedimet e ministrave të mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe të Gjermani

Muhamed bin Selman, ministri i mbrojtjes së Arabisë Saudite, në takim me ministren e mbrojtjes së Gjermanisë në Riad, ka biseduar në lidhje me zgjerimin e bashkëpunimeve në fushën e mbrojtjes.

Agjencia e lajmeve WAS e Arabisë Saudite njoftoi se në takimin e së enjtes mes Muhamed bin Seman, ministrit të mbrojtjes së Arabisë Saudite dhe Ursula von der Lajn, ministrja e mbrojtjes së Gjermanisë, janë diskutuar rrugët për zgjerimin e bashkëpunimeve ushtarake dhe të sigurisë mes të dy vendeve. Të dy palët në këtë takim kanë diskutuar edhe në lidhje me zhvillimet në Lindjen e Mesme. Në këtë takim ishin të pranishëm edhe funksionarë të tjerë të lartë ushtarakë të Gjermanisë dhe Arabisë Saudite. Nuk janë publikuar më shumë detaje rreth këtij takimi, por disa burime kanë bërë të ditur se në këtë takim janë krijuar kushtet për nënshkrimin e disa kontratave ushtarake për blerjen e armatimit gjerman nga Arabia Saudite.