Arrestohet një person i dyshuar për terrorizëm
Dhjetor 09, 2016 17:16 Europe/Tirane
Policia në qytetin holandez Rotherdam ka arrestuar sot një 30 vjeçar në banesën e të cilit është gjetur edhe një armë e tipit Kallashnikov me dy karikatorë të mbushur i cili dyshohet se ka planifikuar një sulm terrorist.
Sipas Prokurorisë së Shtetit të Holandës policia ka bastisur banesën e të dyshuarit pasi që shërbimet e sigurisë së Holandës kanë paralajmëruar se personi mund të jetë i lidhur me terrorizmin. Në banesën e të arrestuarit po ashtu janë gjetur edhe katër kuti me pajisje eksplozive. Gjatë bastisjes është gjetur edhe një fotografi e madhe me flamurin e ISIS-it disa telefona mobilë dhe para të gatshme. Zëdhënësi i Prokurorisë Vim de Bruin ka thënë se hetimet janë duke vazhduar.
Tags