Në OKB miratohet rezoluta "Ndihmë për popullin e Palestinës"
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38089-në_okb_miratohet_rezoluta_ndihmë_për_popullin_e_palestinës
Asambleja e Përgjithshme e OKB të premten me shumicë votash ka miratuar një rezolutë të madhe me titull "Ndihmë për popullin e Palestinës.
(last modified 2025-11-16T09:23:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 15:25 Europe/Tirane
  • Në OKB miratohet rezoluta

Asambleja e Përgjithshme e OKB të premten me shumicë votash ka miratuar një rezolutë të madhe me titull "Ndihmë për popullin e Palestinës.

Agjencia e lajmeve Kods njoftoi se rezoluta e re e AP të OKB është votuar nga më shumë se 160 vende anëtare dhe thekson ndihmat ekonomike dhe shoqërore të vendeve dhe të institucioneve ndërkombëtare për popullin e Palestinës. Riad Mansur, përfaqësuesi i përhershëm i Palestinës në OKB, ka falënderuar vendet anëtare në këtë institucion ndërkombëtar për miratimin e rezolutës në fjalë dhe ka theksuar shtimin e ndihmave botërore për popullin e Palestinës. Riad Mansur ka shtuar se populli i Palestinës aktualisht për shkak okupimit disa dekadash nga regjimi sionist dhe për shkak të bllokadës së Gazës, ndodhet në kushte shumë kritike.