Turqia: Ministrit grek të Mbrojtjes, i mungon edukata
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38101-turqia_ministrit_grek_të_mbrojtjes_i_mungon_edukata
Autoritetet turke kanë reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, duke i cilësuar si komente provokuese.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 16:34 Europe/Tirane
  • Turqia: Ministrit grek të Mbrojtjes, i mungon edukata

Autoritetet turke kanë reaguar ndaj deklaratave të fundit të ministrit grek të Mbrojtjes, duke i cilësuar si komente provokuese.

Ministria e Mbrojtjes e Turqisë i ka dënuar këto deklarata, duke i bërë thirrje të sillet në një mënyrë që “i ka hije dinjitetit të pozitës së tij”. “Ne e dënojmë fuqimisht ministrin grek të Mbrojtjes për deklaratat e tij të reja në një kanal radiofonik, të cilave u mungon edukata, njohja dhe përgjegjësia…”, thuhet në reagim. Ministria turke i quan veçanërisht provokuese komentet e Panos Kammenosit në një kohë kur të dy vendet po përpiqen të bashkëpunojnë për çështjet dypalëshe dhe rajonale. Ministri grek ka ngjallur zemërim prej ditësh në Turqi dhe me deklaratat e tij për presidentin Recep Tayyip Erdogan.