Qëndrime kontradiktore të SHBA në lidhje me Alepon
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38125-qëndrime_kontradiktore_të_shba_në_lidhje_me_alepon
Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se përsa i përket çështjes së Alepos dhe largimit të grupeve terroriste nga ky qytet, amerikanët po mbajnë qëndrime kontradiktore.
(last modified 2025-09-04T20:32:14+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 21:06 Europe/Tirane
  • Qëndrime kontradiktore të SHBA në lidhje me Alepon

Ministri i Jashtëm i Rusisë deklaroi se përsa i përket çështjes së Alepos dhe largimit të grupeve terroriste nga ky qytet, amerikanët po mbajnë qëndrime kontradiktore.

Sergei Lavrov, tha se më 5 dhjetor në KS të OKB u diskutua mbi një projekt-rezolutë në të cilën nuk flitej fare për largimin e terroristëve nga Alepo lindore dhe nuk kërkohej ndarja e aktiviteteve të grupeve terroriste. “Kjo projekt-rezolutë e propozuar nga Kanadaja dhe e përkrahur nga SHBA ishte e papranueshme, sepse qëllimi i saj ishte ndalja e operacionit ushtarak për çlirimin e Alepos dhe fuqizimi i grupeve të armatosura në këtë rajon” – deklaroi shefi i diplomacisë ruse.