BE do të zgjasë sanksionet kundër Rusisë
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38128-be_do_të_zgjasë_sanksionet_kundër_rusisë
Liderët e vendeve anëtare të BE gjatë takimit të tyre më 15 dhjetor në Bruksel do të vendosin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për një periudhë 6-mujore.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 10, 2016 17:37 Europe/Tirane
  • BE do të zgjasë sanksionet kundër Rusisë

Liderët e vendeve anëtare të BE gjatë takimit të tyre më 15 dhjetor në Bruksel do të vendosin për zgjatjen e sanksioneve ekonomike kundër Rusisë edhe për një periudhë 6-mujore.

Sipas agjencisë së lajmeve ISNA që bazohet në burime nga Brukseli, krerët e vendeve të BE kanë rënë parimisht dakord për të vazhduar sanksionet antiruse. Perëndimi e akuzon Rusinë për ndërhyrje në trazirat në Ukrainë, për përkrahjen e opozitarëve të armatosur prorusë në lindje të Ukrainës dhe për aneksimin e paligjshëm të Gadishullit të Krimesë. SHBA dhe BE, që prej korrikut 2014 kanë vendosur sanksione ekonomike, politike dhe financiare ndaj Moskës dhe këto sanksione do të vazhdojnë deri më 31 janar 2017.