Erdogan dënon sulmin në Stamboll
Presidenti i Turqisë duke reaguar ndaj shpërthimeve në Stamboll tha se këto sulme janë kryer me qëllim vrasjen e sa më shumë njerëzve.
Rexhep Taip Erdogan me anë të një deklarate reagoi ndaj shpërthimit të autobombave në qendër të Stambollit përballë stadiumit të Beshiktashit. “Këto sulme kishin për qëllim që të linin sa më shumë viktima në radhët e civilëve dhe policisë. Ndaj forcave të sigurisë dhe qytetarëve tanë është kryer një sulm terrorist. Faktet tregojnë se shpërthimet pranë stadiumit Beshiktash kishin për qëllim të merrnin sa më shumë jetë njerëzish. Për shkak të këtyre sulmeve, shumë njerëz janë martirizuar dhe plagosur”,- ka thënë në fjalën e tij presidenti Erdogan. Vlen të theksohet se deri tani asnjë grup apo persona nuk ka marrë përsipër përgjegjësinë e këtyre shpërthimeve.