Blix: Evropa nuk lejon anulimin e marrëveshjes bërthamore
Ish-drejtori i përgjithshëm i ANEA ka deklaruar se Evropa nuk do ta lejojë Amerikën që ta anulojë marrëveshjen bërthamore.
Agjencia shtetërore iraniane e lajmeve njoftoi se Hans Blix, ish-drejtori i përgjithshëm i ANEA, ka shtuar se nëse qeveria e ardhshme e Amerikës dëshiron të anulojë marrëveshjen bërthamore, atëherë do të krijohet një katastrofë në marrëdhëniet ndërkombëtare. Blix saktësoi se Amerika duhet ta kuptojë se nëse dëshiron të vendosë në mënyrë të njëanshme sanksione kundër Iranit, vendet e tjera nuk do ta shoqërojnë atë. Vlen të theksohet se presidenti i zgjedhur i Amerikës gjatë fushatës elektorale të zgjedhjeve presidenciale të këtij vendi, ka deklaruar se qëllimi kryesor i politikës së jashtme të tij do të jetë prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin.