Reagimi i kryeministrit të Turqisë ndaj sulmit terrorist në Stamboll
Kryeministri i Turqisë ka reaguar ndaj sulmit terrorist në Stamboll ku humbën jetën 38 persona dhe u plagosën 336 të tjerë.
Me urdhër të Bin Ali Yildirim, flamuri i Turqisë në të gjitha institucionet është ulur në gjysmë shtizë. Kryeministri i Turqisë autorët e shpërthimeve në Stamboll i ka quajtur kriminelë dhe armiq të njerëzimit dhe dënoi të tilla akte terroriste. Ai shprehu ngushëllimet për viktima dhe tha se populli turk po kalon ditë të vështira. Turqia prej mëse një viti po përjeton sulme të ndryshme terroriste, shumë prej të cilave janë kryer nga grupi terrorist ISIS. Nga shpërthimi i verës së kaluar në aeroportin e Stambollit, 45 persona humbën jetën dhe me qindra të tjerë u plagosën.