Zgjidhet kryeministri i ri italian
https://parstoday.ir/sq/news/world-i38215-zgjidhet_kryeministri_i_ri_italian
Numri 1 i shtetit italian ka marrë sot vendimin; Paolo Gentiloni ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë Renzi është zgjedhur Kryeministri i ri i Italisë.
(last modified 2026-03-28T19:16:51+00:00 )
Dhjetor 11, 2016 16:02 Europe/Tirane
  • Zgjidhet kryeministri i ri italian

Numri 1 i shtetit italian ka marrë sot vendimin; Paolo Gentiloni ministri i Punëve të Jashtme në qeverinë Renzi është zgjedhur Kryeministri i ri i Italisë.

Paolo Gentiloni ka lindur 62 vite më parë në Romë e është pinjoll i familjes së Kontëve Gentiloni që në fillim të ‘900 shënuan në historinë italiane hyrjen e katolikëve në jetën politike në vend. I diplomuar në shkencat politike, prej vitit 1990 ka ushtruar profesionin e gazetarit profesionist duke drejtuar revistën mujore Legambiente. Në vitet ’90 ishte zëdhëns i kryetarit të Bashkisë së Romës , Francesco Rutelli. Në vitin 2006 zgjidhet Ministër i Telekomunikacionit në qeverinë Prodi e prej 31 tetorit 2014 ushtronte funksionin e Ministrit të Punëve të jashtme në qeverinë Renzi pas largimit nga ky post të Federika Mogherinit e emëruar Komisonere e Lartë për Sigurinë e Politikën e Jashtme në Bashkimin Europian. Karriera politike e kryeministrit Gentiloni ka nisur në vitet ’70 kur militoi në rradhët së majtës ekstraparlamentare e më pas në Lëvizjen e Legambientit. Në vitin 2007 qe pjesë e komitetit të përbërë prej 45 anëtarësh për themelimin e Partisë Demokratike. Paolo Gentiloni është mbështetes i rrymës Renziane në Partinë Dmokratike duke favorizuar zgjedhjen e Matteo Renzi në krye të kësaj Partie. Paolo Gentiloni ka qenë deputet në 4 legjislatura në Parlamentin italian.